Rreth nesh

Ndërmarrja Projektuese Ndërtimore mark-ing është themeluar në vitin 2008 në Prishtinë. Në kooperim me firma profesionale i ofrojmë të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me arkitekturë dhe ndërtim.

Projektim

Planifikimin urban, arkitekturë peisazhore, arkitekturë (LP 1-9 HOAI), enterier, llogaritje statike dhe projektime konstruktive, projektimin e instalimeve makinerike, projektimin e instalimeve hidrosanitare, projektimin e instalimeve elektroenergjetike, revidim të projekteve.

Menaxhim & Konsulencë

Organizim dhe menaxhim të ndërtimit sipas VOB (përvojë disavjeçare gjermane), Përfaqësim gjeneral i investitorëve, Këshillime për projektim, menaxhim dhe ndërtim, Facility Management.

Ndërtim

E veçanta e firmës “mark-ing” është realizimi i objekteve nga ideja-skica e parë, deri në dorëzimin e objektit-çelësave tek investitori. Eksperienca në ndërtim, përcjellja permanente e punëve operative dhe përkushtimi i madh na bën ne të krenohemi me objektet tona gjithandej.

Stafi

Stafi udhëheqës ka një eksperiencë shumëvjeçare jashtë vendit. Një pjesë e tij është e diplomuar në universitete me renome në lëmin e arkitekturës, ndërtimtarisë dhe menaxhimit kjo ka ndikuar që ne të kemi një qasje edhe më profesionale ndaj projekteve tona. Me angazhim të madh, kreativitet dhe punë të shkëlqyer ekipore, ne u ofrojmë klientëve tanë zgjidhjet më të mira dhe më funksionale.

Blerta Mecinaj Bahtiri

Arkitekte, Bashkpronare

Arben Mecinaj

Arkitekt, Menaxher Gjeneral

Musa Vatovci

Arkitekt

Valdrin Tahiri

Arkitekt

Reshat Gashi

Kryepuntor

Blog

Kontakti

  • Rr. “Jakovë Xoxa” – “Ndue Përlleshi” p.nr.
  • Mati 1 / Lagja e Spitalit / 10000 PRISHTINË
  • Nr. Biz. 70519267 | Nr. Fiskal 600159447     
  • +383 (0)44 671 500
    038 736 922